Arsenali luan nesër në EFL Cup përballë Liverpool, një sfidë ku do të përplasen dy nga skuadrat më të mëdha në Angli. Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të grumbullohet në këtë sfidë: “Xhaka është disi i tensionuar, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Kundër Liverpool, nuk do të jetë në skuadër”.
Xhaka ishte në qendër të vëmendjes në sfidën kundër Crystal Palace në fundjavë. Mesfushori me origjinë shqiptare u zëvendësua në minutën e 61-të dhe pati një shkëmbim sharjesh me tifozët e Arsenalit. Pasi këta të fundit e vërshëllyen në masë, Xhaka u filmua duke thën: “Ik p****ni!”
Xhaka ende nuk ka kërkuar falje publike ndaj tifozerisë londineze, dhe as nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këtë incident që ndodhi në “Emirates”. Nëse Xhaka ka të ardhme tek Arsenali apo jo, kjo mbetet për t’u parë. Shiriti i kapitenit do t’i kalojë sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang./abcnews.al