Xhaferi hedh poshtë nismën e Mickoskit për referendum në Maqedoninë e Veriut

schedule21:11 - 13 Shtator, 2022

schedule 21:11 - 13 Shtator, 2022

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka hedhur poshtë nismën e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Xhaferi në arsyetimin e tij thotë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën.  “Nisma nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Respektivisht, në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Xhaferi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!