Xhafaj vizitë në Uashington/Takim me drejuesit e FBI e DEA-s

schedule16:44 - 22 Mars, 2018

schedule 16:44 - 22 Mars, 2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndodhet për një vizitë pune në SHBA, ku ka zhvilluar disa takimeve të rëndësishme.

Ministri publikoi në rrjetin social Tëitter, se ishte në Uashington për një vizitë zyrtare. “Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA”.

Sipas njoftimit të ministrisë brendshme, në focus të bisedave kanë qenë sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

Ministri Xhafaj, ka patur një takim edhe me dy antarë të kongresit amerikan, Robert B. Anderholt dhe Steve King. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!