Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj theksoi se akuzat e politikës ndaj policisë nuk i shërbejnë uniformave blu, por qarqeve kriminale. Gjatë prezantimit të një raporti të institutit “Hidra”, Ministri Xhafaj tha se, aktualisht organizata e policisë, sipas sondazheve është intitucioni më i besuar nga qytetar me 63%.
“Nxjerrja e Shqipërisë nga harta e vende të kanabisit, përbën një ndër sukset tona në këtë periudhë, numri i veprave penale janë në nivele më të ulëta historike, përfshi këtu numrin e vrasjeve dhe aksidenteve. Sondzhet më të fundit tregojnë një fakt shumë të rëndësishëm dhe domethënës, rreth 63% e qytetarëve kanë besim te policia.
Politika e pozicionuar kundër qeverisë duhet të ketë kurajon që të vlerësojë punën e policisë së shtetit. Jam shumë i keqardhur që kjo politikë jo vetënm nuk e bën këtë gjë, por e sulmon atë”. /abcnews.al