Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte këtë të diel në në qytetin e Vlorës ku zhvilloi një takim me strukturat e drejtuese të Drejtorisë të policisë bregdetare.
Ministri kërkoi informacion mbi ecurinë e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Në fokus të diskutimeve ishin, masat policore, mbarëvajtja e sezonin veror si edhe parandalimimi i ngjarjeve kriminale. Ai bëri edhe një inspektim në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore
Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. /abcnews.al