Xhafaj: Ndëshkim për gjithë të fortët e lagjeve dhe lokaleve

schedule15:02 - 23 Tetor, 2018

schedule 15:02 - 23 Tetor, 2018

Pas konferencës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një postim në tuiter, Xhafaj paralajmëron aksione të tjera dhe rezultate konkrete.

“Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve”– shkruan Xhafaj.

Ministri premton ndëshkim për gjithë të fortët e e lokaleve, lagjeve & qyteteve, si edhe ndaj shantazhuesve të biznesit.

“Mjedis mbytës dhe ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përballë shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!

“‏Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!” – shkruan Xhafaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!