Xhafaj me Kickl: Numri i emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri është 5- fishuar

schedule19:26 - 13 Shtator, 2018

schedule 19:26 - 13 Shtator, 2018

Këtë vit në vendin tonë kanë hyrë pesë herë më shumë emigrantë të paligjshëm se vitin e kaluar. Deklarata vjen nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një dalje për mediat me homologun austriak në Vjenë. Në mbyllje të konferencës së ministrave të Brendshëm të vendeve të Ballkanit, pjesëtare të Konventës për Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, ministri Xhafaj theksoi se Shqipëria eshte duke u përballur me këtë gjë. Ndërkohë mirepret kontributin e Brukselit, Austrisë dhe vendeve të tjera anëtare për të zgjeruar kapacitetet teknike në mënyrë që ta përballojë më së miri këtë fluks migrator në rritje. Ndërsa ministri austriak Kickl foli mbi shkëmbimin e informacioneve për çështje të sigurisë mes vendeve të BE-së e zgjerimin dhe në Ballkanin Perëndimor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!