Xhafaj mbyll vizitën në Vjenë: Austria mbështetëse e integrimit

schedule13:31 - 8 Maj, 2018

schedule 13:31 - 8 Maj, 2018

Ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë të Bashkimit Europian e të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë për një takim pune në Tetor të këtij viti.

E ka bërë të ditur ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, në mbyllje të vizitës zyrtare në Vjenë. Në një postim në Tuiter, ai shkruan se takimi do mbahet në kuadër të Presidencës austriake të BE-së.

Xhafaj thekson se Austria është ndër mbështetësit më aktivë për integrimin tonë evropian, referuar takimeve me kryetarin e parlamentit dhe homologun e tij austriak. “. Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak. Projekte të përbashkëta në zhvillim, shkruan Xhafaj për takimin me ministrin e brendshëm të Austrisë Herbert Kickl. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!