Xhafaj: Kush nxit dhunën do të marrë përgjigjen e merituar

schedule14:55 - 31 Mars, 2018

schedule 14:55 - 31 Mars, 2018

Për degjenerimin e protestës së Rrugës së Kombit ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një deklaratë për mediat tha se çdo person që është përfshirë në akte të dhunë ndaj policië dotë marrë përgjigjen e merituar.

“Policia e Shtetit në zbatim të ligjit do të ketë përgjigje të ashpër për çdo person që është përfshirë në akte të dhunës ndaj policisë. Kush nxit dhunën e anarshinë do marrë përgjigjen e merituar ligjore. Akush nuk mund të jetë mbi ligjin”-tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm njoftoi se janë lënduar 12 punonjës të FNSH dhe një punonjës policie është plagosur më rëndë, ndërsa theksoi se në protestë ishin individë me precedentë kriminalë që nxitën dhunën dhe sulmuan policinë e pronën publike  e private.

“Policia e shtetit krijoi kushtet dhe mori masat për zhvillimin e  këtij tubimi. Sikurse ndoqët nga mediat manifestimi i supozuar paqësor degjeneroi në dhunë ndaj policisë dhe objekteve, mes protestuesve gjendeshin kriminele dhe me të shkuar kriminale.

Mbështetje për të gjithë qytetarë të një zone të dalluar për ndershmëri e krenari që u distancuan ndaj individëve të papërgjegjshëm dhe nuk u bënë pjesë e atyre që sulmuan pa asnjë shkak policinë dhe shkatërruan pronën publike e private. Asnjë nuk justifkon sulmin ndaj policsië e pronës

Janë lënduar 12 punonjës të FNSH dhe një punonjës policie është plagosur më rëndë. Vlerësoj gjakftohtësinë e policisë duke shmangur kështu realizimin e skenarëve më të rëndë kriminalë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!