Xhafaj e Çako me fëmijët e Dëshmorëve të Policisë

schedule11:27 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 11:27 - 28 Dhjetor, 2017

Gjatë një aktiviteti festiv me fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit Haki Çako premtuan më shumë vëmendje nga shteti për ta.

Duke  uruar familjarët e Dëshmorëve të Policisë për festat e fundvitit, Ministri Xhafaj garantoi mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë për to. Vitin  e ardhshëm sipas Xhafajt do te kete masa shtesë në trajtimin e kësaj kategorie.

 

”Është në detyrimin tonë për t’ua bërë jetën juve shumë më të lehtë dhe në mënyrë të veçantë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm, prindërit e të cilëve kanë bërë një akt sublim në jetë.

Nuk janë sot këtu, pikërisht për të mbrojtur jetë, për t’i bërë jetët e të gjithëve dhe jo vetëm të fëmijëve të tyre shumë më të sigurt.

Gjatë vitit që vjen ne do të marim disa masa shtesë, ndër masat mbështetëse që janë marrë, që unë besoj që do i vijnë më shumë në ndihmë familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve të tyre për t’jua bërë jetën edhe më të lehtë, edhe më të mirë edhe më të bukur”- theksoi Xhafaj.

”Në vëmendje të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet kurdoherë trajtimi familjeve dhe fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës. Pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit është bërë një numër i kënaqshëm punonjësish policie nga familjet tuaja, ndër të cilët, 9 punonjës policie vazhdojë ende studimet në kolegjet e policisë dhe 13 të tjerë kanë dalë dhe vazhdojnë punën normal duke kontribuar për sigurinë dhe rendin” – u shpreh Çako.

Për fëmijët e punonjësve të policisë së shtetit, të vrarë në krye të detyrës, u shpërndanë në këtë ditë festash edhe dhurata, të mundesuara nga sipërmarrje të ndryshme private./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!