Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë sot në forumin për sigurinë publike në Lezhë. Duke folur para qytetarëve Xhafaj tha se ky është një proces pikë së pari llogaridhënës dhe është detyrimi i qeverisë përballë taksapaguesve.
Çështjet e rendit dhe të sigurisë janë përgjegjësi e policisë, por për këtë duhet kontribut i të gjithëve- tha Xhafaj në takim. Sipas tij, policia nuk mund të përballojë e vetme problematikat që ka komuniteti, pa pjesëmarrjen dhe kontributin e gjithë aktorëve të tjerë: qeverisjes vendore, organizatave të shoqërisë civile apo, komunitetet fetare.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin, sipas së cilës policia duhet të fitojë besimin e qytetarëve.
https://youtu.be/gQuf7ZZybeM /abcnews.al