Maxhoranca socialiste rrëzoi në Kuvend kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku me 82 vota, ndërsa në sallë munguan dy deputetë të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj. Mungesa e tyre ka ngjallur reagime dhe interpretime politike.
I ftuar në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi e cilësoi këtë qëndrim si një veprim kundër interesave të vendit dhe një goditje ndaj vetë mazhorancës. Sipas tij, dy votat e munguar shkojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa për Spiropalin ai u shpreh se “nuk ka trashëgimi dhe kontribute politike” dhe se veprime të tilla dëmtojnë vetë partinë.
“Qëndrim aliaspolitik, që në Shqipëri politika ende nuk ka shkuar në kufijtë e dobisë. Në grupin e PS natyrshëm që ka pakënaqësi. Kur na preket një interes ne bëhemi kundër grupimit tonë dhe kundër interesave të vendit. Nëse godet mazhorancës me këtë grupim që ka, do të thotë që ke goditur interesat e vendit. Çfarë po bën më shumë Berisha, për interesat e veta, po merr nëpërkëmbë vendin. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe këta deputetë. Spiropali nuk ka trashëgimi dhe kontribute politike dhe kërkon vetëm që ta godasë partinë.
Republika jonë paska qenë e lodhur për ta mbajtur Kushtetutën në vijat e veta. Prokuroria bën si media dhe media bën si prokurorë. Në një moment të tillë, edhe sikur armiqësi të kisha me Edi Ramën do të kisha vendosur në radhë të parë interesat e vendit. Këto dy vota, padiskutim që janë kundër Edi Ramës. Politikani ndërtohet në bazë të kontibuteve dhe popullaritetit që ka. Politika e linçimit në vendin tonë është duke u zhvilluar. E vutë re se çfarë ndodhi mes PD dhe Ballukut, e linçuan.
Është i tmerrshëm ai grupim politik, që në thelb është një grupim terrorist, që e terrorizon vendin. Ato nuk ishin portesta, por ishin grumbullime primitive. Këta janë njerëzit që nuk kanë të drejtë, sepse nëse do të kishin të drejtë do të ishin në dyertë e gjykatës dhe të parlamentit që të bënin politikë”, tha Çupi.


