Nështrimi i disa procedurave të punonjësve të Policisë së Shtetit e ka shndrruar seancën parlamentare me akuzues dhe të akuzuar. Të gjithë do t’i nënshtrohen këtij procesi paralajmëroi i pari ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Për deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, Vettingut duhet t’i nënshtrohet edhe vetë ministri Xhafaj dhe zbatim i tij ka kuptim nëse i hiqet mandati ish-ministrit Saimir Tahirit. Por ai është dyshues me këtë qeveri.
Në të njëjtën linjë të mendimit janë të gjithë deputetët e opozitës
Meqënese të gjithë po flasin për një strukturë të rëndësishme të sigurisë kombëtare, kreu republican, Fatmir Mediu solli në vëmendje ministrin e Jashtëm rus, Lavrov, i cili para disa ditëve kërkoi që Rusia të bëhet pjesë e dialogut serbi koovë.Kjo kërkesë minimalisht do të frenonte dialogun. Thirrja i drejtohet autoriteteve shqiptare.
E duke u rikthyer tek vettingu në Polici, mazhoranca e opozita tregojnë se ku bashkohen e ndahen.
Edhe Lulzim Basha këmbëngul në të njëjtën pikë, zgjidhja është votimi pro i amendamentit të propozuar nga Partia Demokratike./abcnews.al