Xhaçka viziton dy ushtarët e plagosur në Letoni

schedule18:46 - 7 Maj, 2019

schedule 18:46 - 7 Maj, 2019

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi dy efektivët që mbetën të plagosur një ditë më parë në Letoni. Mësohet se ministrja e Mbrojtjes vizitoi fillimisht major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në një spital në kryeqytetin letonez. Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, por ndodhet në mbikëqyrjen intensive të mjekëve.

Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Gjithashtu mësohet se ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 Maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe më datë 9.

Trupi i saj do të transportohet me avion ushtarak dhe për ta shoqëruar do të jenë një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë.

Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do të dërgohet pranë familjes së saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!