Xhaçka uron 256 ushtarët e rinj: Zgjedhje e duhur

schedule11:27 - 27 Prill, 2018

schedule 11:27 - 27 Prill, 2018

121 ushtarë të rinj iu bashkuan sot Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërkohë që 135 të tjerë përfunduan me sukses stërvitjen 10-javore për përparimin e mëtejshëm në gradë.

256 ushtarët e rinj u betuan dhe u çertifikuan pas kryerjes së stërvitjeve individuale bazë dhe asaj të avancuar në Shkollën e Trupës në Bunavi.

E pranishme në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të ushtarëve të rinj në Bunavi, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uroi pjesëtarët më të rinj të Forcave të Armatosura shqiptare dhe i përgëzoi ata jo vetëm për zgjedhjen e bërë për t’iu bashkuar FA-së, por edhe për vullnetin e treguar gjatë stërvitjes.

Më tej ajo përmendi vëmendjen e shtuar të qeverisë shqiptare për ushtarakët shqiptarë si dhe mundësitë që Forcat e Armatosura ofrojnë për çdo të ri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!