Xhaçka takon ambasadorin serb: Marrëdhënie miqësore dhe njohja e Kosovës kyçe për Ballkanin

schedule13:26 - 27 Tetor, 2021

schedule 13:26 - 27 Tetor, 2021

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur sot në një takim ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Shqipëri. Xhaçka shprehet se dy vendet kanë akoma shumë punë për të bërë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Ajo thekson se raporti miqësor mes Serbisë dhe Shqipërisë si dhe njohja reciproke me Kosovën, janë kyçe për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor.

“Mirëprita sot ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Shqipëri, Aleksandër Vukčević. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë një progres mjaft të rëndësishëm duke lënë pas një të shkuar të vështirë. Ne akoma kemi punë për të bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë  dhe Serbisë, si dhe njohja e reciproke mes Kosovës  dhe Serbisë  janë kyçe në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Xhaçka. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!