Xhaçka takim me homologun portugez: Presim mbështetje nё sfidat e agjendёs sonё tё pёrbashkёt ndёrkombёtare

schedule12:00 - 25 Korrik, 2022

schedule 12:00 - 25 Korrik, 2022

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot homologun portugez Joao Cravinho.

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp Xhaçka tha ndër të tjera se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas saj BE, certifikoi arritjet e Shqipërisë me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Po ashtu, ministrja bëri të ditur se me homologun portugez diskutuan mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik.

“Diskutuam me kolegun Craninho mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes vendeve tona… Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor.” /abcnews.al/