Xhaçka-Stoltenberg për kontributin e Shqipërisë në NATO

schedule22:02 - 8 Nëntor, 2017

schedule 22:02 - 8 Nëntor, 2017

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u takua sot në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Në ditën e parë të Ministerialit të Mbrojtjes, që po mbahet në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Ministrja Olta Xhaçka garantoi numrin një të Aleancës së Atlantikut të Veriut se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë fort për paqen në këtë Aleancë. Po në ditën e parë të Ministerialit të Mbrojtjes, Ministrja Olta Xhaçka u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Ëilliamson, i emëruar pak ditë më parë në këtë post. Sekretari britanik i mbrojtjes vlerësoi nivelin në rritje të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Ministrja Xhaçka, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Minsitrisë së Mbrojtjes, e falenderoi Z.Ëilliamson për mbështetjen e Qeverisë britanike në fushën e mbrojtjes./abcnews.al