Xhaçka ngushëllon familjen Hasanaj: Dhimbja juaj është edhe e jona

schedule11:52 - 9 Maj, 2019

schedule 11:52 - 9 Maj, 2019

Pas kthimit nga Letonia, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka viziton familjen e nëntetares Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë misionit në Letoni. Ministrja Xhaçka ngushëlloi familjarët dhe tha se ndarja nga jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë.

“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do të keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes, humbje e madhe për të gjithë ne. Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmor i atdheut”.

Trupi i nëntetares është nisur për në Shqipëri. Në bazen Camp Adazi në Letoni pak më parë u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!