Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të homologut të saj britanik Gavin Ëilliamson. Gjatë qëndrimit të saj në Londër, ministrja Xhaçka u takua edhe me zyrtarë të lartë britanikë, të cilëve i shprehu gjithashtu meritën që duhet t’i njihet Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, çka sipas saj do të ishte një hap pozitiv dhe stabilizues për politikën e brendshme, atë rajonale si dhe perspektivën e sigurisë. Nga ana e tij sekretari për Mbrojtjen i Mbretërisë së Bashkuar Gavin Ëilliamson u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe e konsideroi vendin tonë si një faktor shumë të rëndësishëm në Ballkan. /abcnews.al
Xhaçka në Mbretërinë e Bashkuar: Shqipëria meriton hapjen e negociatave
schedule13:42 - 20 Qershor, 2018
schedule 13:42 - 20 Qershor, 2018