Xhaçka në Dibër: Do të jem avokatja juaj për të zgjidhur problemet

schedule13:55 - 25 Maj, 2018

schedule 13:55 - 25 Maj, 2018

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vazhduar turin e llogaridhënies publike në njësitë administrative Lis e Rukaj të qarkut të Dibrës.  E deleguara e qeverisë i ka siguruar banorët se do të jetë avokatja e zgjidhjeve të problemeve të tyre.

Jo vetëm llogaridhënie, por edhe premtime ka bërë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përpara banorëve të Lisit në Qarkun Dibër.

“Do të jem edhe unë një nga avokatët për të çuar përpara të gjitha ato çështje dhe për të adresuar të gjitha ato probleme që i ka komuniteti juaj këtu në qeveri apo edhe në bashki. Bashkia nuk është një aleati ynë, Bashkia është një pushtet i pavarur, Bashka dhe qeveria nuk kanë të bëjnë shumë me njëra-tjetrën  dhe megjithatë për sa më takon do të mundohem të gjej të gjitha urat e bashkëpunimit edhe me Bashkinë,  që të mund të shkojnë përpara disa gjëra të përbashkëta për t’ju ardhur në ndihmë”.

Ndër shqetësimet kryesore që shprehën banorët është ai i largimit nga skema e ndihmës ekonomike. Por ministrja i dha sqarimet në emër të qeverisë.

“Në qoftë se ndihmë ekonomike më përpara ka pas qenë një favor që i bënte kryetari i komunës ose Këshilli i Komunës vetëm militantëve të partisë në pushtet, sot formula e ndihmës ekonomike nuk manipulohet dot  fare, fare. Çfarë do të thotë? Abuzojnë të gjithë me ju që  thonë që po të kesh një televizor, por të kesh një gjë nga ato pyetjet e formulës  nuk merr ndihmën ekonomike. Kjo nuk është e vërtetë fare”.

Ndër të tjera banorët kërkuan ndërtimin e një ure “bailey” në lumin Tharm, sigurimin e ujit vaditës, asfaltim të rrugës Urakë-Bruç apo ndërhyrje në lumenjtë Urakë e Shutrrejë.

“Kërkesat janë qindra nga e gjithë Shqipëria. Vetëm gjatë emergjencave të pak muajve më parë na u prishën 60 ura ekzaktësisht 65 madje për të qenë më preciz, kjo do të thotë që na ka vështirësuar jashtëzakonisht në ndihmesën që mundtë japim ne si Forcë e Armatosur për atë pak magazinë apo depozitë që kemi ne të këtyre elementëve metalikë”.

Gjatë bashkëbisedimit, ministrja tha se në këtë mandat është bërë një menaxhim më i mirë i buxhetit sa i përket investimeve.

“Unë e di që ka shumë për të bërë dhe shumë gjëra që mund ti kishim bërë ndryshe dhe ndoshta më mirë, megjithatë mandati i parë qeverisës ka qenë një mandat i vështirë, një mandat ku na është dashur që ta fusim shtetin në binarët e ligjshmërisë, ta shpëtonim shtetin nga skenari grek i falimentimit, kemi bërë një menaxhim shumë të mirë të financave publike, ashtu si menaxhojmë buxhetin e një familjeje, me kujdes që të na dalë për të gjitha dhe sot në këtë mandat të dytë jemi në kushtet ku mund të themi se kemi më shumë para, më shumë mundësi për të investuar më shumë, për t’u kujdesur më shumë për të gjitha ato që janë nevojat edhe problematikat e zonave jo vetëm në qendër të qarkut por edhe në zonat më të largëta dhe më të izoluara”, u shpreh ministrja Xhaçka, në bashkëbisedim me banorët e njësisë Rukaj, në Dibër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!