Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhaçka ministre e Jashtme, Pompeo: Partnere e fortë, të zgjerojmë lidhjet SHBA-Shqipëri

schedule19:05 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 19:05 - 30 Dhjetor, 2020

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përgëzuar Olta Xhaçkën në postin e ri si Ministre e Punëve të Jashtme. Pompeo thotë se Xhaçka ka qenë një partnere e fortë në drejtimin e dikasterit të Mbrojtjes ndërsa shton se shpreson të punojë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri teksa kjo e fundit shkon drejt Bashkimit Europian.

“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin e Olta Xhacka si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, shkruan Pompeo.

Një ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi dorëheqjen e Gent Cakaj si ministër në detyrë për Punët e Jashtme dhe rrjedhimisht edhe vetë largimin e tij nga ky post për t’i lënë vendin Xhaçkës. Kjo e fundit u zëvendësua në ministrinë e Mbrojtjes nga Niko Peleshi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!