Xhaçka i përgjigjet akuzave të PD-së: Opozita jo vetëm që nuk ndihmon, por saboton duke hedhur baltë

schedule13:26 - 2 Prill, 2020

schedule 13:26 - 2 Prill, 2020

Ministrja e Mbrojtjes, Olta  Xhaçka i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për tenderin  e ushqimeve.

Në një deklarët për mediat ministrja Xhaçka është shprehur se operacioni humanitar po ndihmon 600 mijë familje shqiptare dhe po punon 24 orë.

Deklarata e plotë:

Nuk doja te çfokusohesha nga puna për të sqaruar shpifësit e rradhës. E trishtuar për nivelin në të cilin ka degraduar opozita e babaleve.Në mes të luftës, regjisorët e Babales kanë luksin të merren me inskenime të ulëta. Inskenimet kanë qëllim përhapjen e panikut, hedhjen baltë mbi operacionin humanitar. Operacioni i paprecedentë po u vjen në  ndihmë mbi 600.000 familjeve e qytetarëve. Rast unik në botë, që një parti opozitare nuk tregon solidaritet dhe përpiqet të sabotojë. Opozita e përjeton si dhe disfatë politike faktin që kemi mbajtur kurbën e infeksioneve të ulët.: E përjetojnë si humbje faktin qe po u gjendemi 600.000 familjeve e qytetareve. E përjetojnë si humbje faktin që ata 30 mjekë e infermierë na bënë të ndihemi aq krenarë në sytë e të gjithë botës. Sulen për të sabotuar rezistencën ndaj epidemise nga frika se mos fiton pikë qeveria, kjo është kriminale. Jemi çdo ditë në krye të organizimit për të mbështetur familjet e qytetarët në nevojë. Prinder jemi edhe ne, femije kemi edhe ne, edhe ne merakosemi per shendetin e tyre e tonin. Do te donim te rrinim te sigurt ne shtepi, t’i ndiqnim gjerat nga televizori e t’i komentonim nga facebook-u. Por jemi ne pune! Na eshte ngarkuar nje detyre dhe po e bejme.Bashke me 20.000 burra e gra, po bejme detyren qe asnje qytetar mos mbetet pa ndihme dhe mbështetje. Përveç se te duhet të ruhesh nga COVID-19 të të duhet të përballesh edhe me Babalet me shokë. E inkurajoj opoziten mos beje politike por ta referoje ceshtjen sa me shpejt tek organet e drejtesise. Procedura e pershpejtuar eshte bere per te perballuar gjendjen e fatkeqesise. Me date 24 mars u be efektiv VKM nr 236 dhe u ngrit mekanizmi per asistencen sociale ndaj shtresave ne nevoje. Po me 24 mars, u miratua VKM per vendosjen e shpalljes se gjendjes se fatkeqesise. Ne keto kushte Ministria e Mbrojtjes pas 24 oresh, hapi sipas ligjit proceduren e blerjes te ketyre mallrave./abcnews.al