Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur dhimbjen e madhe për rënien në detyrë të nëntetares Zarife Hasanaj. Ndërsa ajo u ka uron shërim të shpejtë për major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, të cilët mbetën të plagosur.
“Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura”, shkruan ministrja.