“Xhaçka”/ “Debati për Venecian, i tejzgjatur”, Petro Koçi: Vota e deputetit është e lirë, nuk urdhërohet nga askush

schedule13:46 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 13:46 - 12 Dhjetor, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi çështjen “Xhaçka”, si edhe debatin e zhvilluar në seancë plenarë në Kuvend këtë të enjte.

Gjatë intervistës, Koçi tha se Partia Demokratike po bën retorikë me veten dhe se sjellja e tyre është një tregues dëshpërimi.

“Dua të them se opozita vazhdon me zanatin e fillimit të çdo seance dhe i shoqëron me deklarata për shtyp. Sa për çështjen Xhacka si për këtë edhe një çështje tjetër, opozita dhe Sali Berisha kanë marrë lajme të këqija nga Strasburgu dhe Britania që lidhet me gjyqin që ka dashur të bëjë për shpalljen non grata. Opinioni i Venecias është shumë i qartë. Vota e çdo deputeti ka për autoritet vetëm ndërgjegjen dhe vullneti politik të deputetit dhe nuk mund të urdhërohet. Të shoqëruara edhe me çështje të tjerë, të pamundura për t’u bërë me interpretime të ndryshme. Ajo që lexohet qartë është një goditje për të, por pse jo edhe për kurthin që PD i ngriti Gjykatës Kushtetuese dhe që ra brenda”, tha Koçi.

Deputeti socialist foli edhe për debatin lidhur me mandatin e Holta Zaçaj, duke u shprehur: “Ne na është dashur të shprehemi, unë kam votuar kundër, nëse grupi im parlamentar abstenoi unë votova kundër sepse kështu mendoj mbrohet gjykata kushtetuese. Interpretimi që vjen nga Komisioni i Venecias është në favor që qëndrimit që mbajti Parlamenti. Në rastin konkret është devijuar rendi që përcakton kushtetuta se si Gjykata Kushtetuese trajton papajtueshmërisë e mandatit të një deputeti. Opozita e ka trajtuar sikur gjykata kushtetuese po kërkonte heqjen e imunitetit të deputetit, nuk është fare kështu”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!