Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman Heiko Maas, të cilën e cilësoi mjaft të mirë. Në qendër të bisedës ishin zgjedhjet, reforma në drejtësi dhe integrimi.
“Bisedë shumë e mirë me Heiko Maas. Mirënjohës për mbështetjen gjermane për konferencën e parë ndërqeveritare. Zgjedhjet e 25 Prillit, një moment i ri për reformat e integrimit. Reforma në drejtësi e pandalshme” shkruan Xhacka./ db/ Abcnews.al