Xha Faiku i çadrave të kashtës, prej 15 vitesh furnizon vijën bregdetare nga Vlora në Ksamil

schedule14:45 - 17 Korrik, 2021

schedule 14:45 - 17 Korrik, 2021

Ky është Faik Shosgari, ose siç dhe njihet ndryshe xha Faiku i çadrave. Së bashku me familjen kanë nisur thurjen e çadrave të kashtës.

Është një punë e bëjnë prej 15 vitesh, duke furnizuar me çadra kashte vijën bregdetare nga Vlora në Ksmail.

“Ne këtë punë nuk e mësuam, por e kemi trashëgimi nga pleqtë.  Jemi po një familje që përbëhet prej 10 vetash dhe punojmë të gjithë. Thuajse të gjithë jetën ne kemi bërë po këtë punë, çadra, kanistra, shporta apo artistike. Tani për rreth 2 apo 3 muaj punojmë në plazhe”, thotë ai.

Për përgatitjen e një çadre marrin pjesë dy persona. Puna nis herët në mëngjes për të përfunduar pasdite. Në një ditë Faiku tregon se mund te ngrihen rreth katër çadra.

“Çadrat duhen punuar gjithmonë çift. Në punojmë nga mëngjesi në darkë dhe mund të arrijmë të realizojmë 4-5 çadra në ditë”, thotë ai.

Puna për përgatitjen e këtyre çadrave nis që në dimër.

“Nisja e një çadre fillon që nga muaji dhjetor që presim materiale kallama, barëra dhe më pas fillojnë punimet apo veshjet. Po ashtu ka raste kur del një pronar që kërkon 100 çadra dhe në materialin e kemi të përgatitur që nga dhjetori dhe organizohemi 10-15 veta dhe për 10 ditë i realizojmë këto 100 çadra”, thotë ai.

Por sa është fitimi i familjes nga ky biznes.

“Ne kemi një përfitim të vogël . Shkon nga 3 mijë deri në 4 mijë lekë të vjetra. Ka raste që shkon edhe në 5 mijë lekë. Sepse pjesa tjetër është kosto dhe në këtë mënyrë kosto e një çadre na shkon 50 mijë lekë”, shton më tej ai.

Çadrat e ngritura në plazhe, të ndërtuara me kallame vitet e fundit kanë shtuar interesin e atyre që administrojnë plazhet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!