Humbja e djeshme i dha goditjen finale Ronald Koeman në stolin e Barcelonës dhe tashmë presidenti Laporta po mendon për zëvendësuesin dhe Xavi është emri i parë në listë.
Katalanasi fitoi dopietën me Al Sadd në Katar, duke treguar vlerat e tij si trajner dhe se është gati të marrë drejtimin e Barcelonës. Ai ka ide të përafërta me Guardiolën dhe ky është motivi kryesor që Barcelona e do në krye të stolit.
Në Katar ka përfunduar sezoni dhe Xavi ditën e sotme do të vijë në Barcelonë, ku do të diskutojë ballë për ballë me CEO-n e Barcelonës, Mateu Alemany.
Ai ka rinovuar edhe për dy sezone me Al Sadd në Katar, por dihet tashmë që në kontratën e tij është përfshirë edhe lirimi pa pasoja në rast se kërkohet nga Barcelona. Momenti ka ardhur më shpejt seç pritej. /abcnews.al