Xavi u zemërua kur Ronaldo e quajti veten më të mirë, spanjolli shpjegoi pse nuk është kështu

schedule17:32 - 27 Shtator, 2022

schedule 17:32 - 27 Shtator, 2022

Cristiano Ronaldo dikur mburrej se ishte futbollisti më i mirë në botë në histori. Kjo ndodhi kur portugezi fitoi Topin e Artë të pestë.

“Unë nuk shoh askënd më të mirë se vetja. Asnjë lojtar nuk bën atë që unë nuk mund ta bëj, por unë shoh atë që të tjerët nuk mund ta bëjnë dhe unë mundem.

Nuk ka lojtar më të kompletuar se unë. Unë jam lojtari më i mirë në histori, në momentet e mira dhe të këqija”, tha portugez në një intervistë për France Football.

Trajneri i Barçës, Xavi nuk u pajtua me imazhin e Ronaldos për veten. Për spanjollin, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave është Leo Messi, shkruan abcnews.al.

“Messi bën më shumë gjëra në krahasim me Cristiano. Nëse Cristiano e konsideron veten lojtari më i mirë në histori, kjo është mirë, por ata që shohin Messin të stërvitet as nuk i krahasojnë.

Messi është më i miri në histori dhe nuk e shohim se si mund të jetë ndryshe. I imagjinoj të gjithë trajnerët në botë që mblidhen për të kuptuar se si ta ndalojnë Messin.

Edhe nëse bëni atë që bëri dikur Athletic Bilbao në finalen e Copa del Rey, asgjë nuk do të ndryshojë. Është e pamundur të mbrohesh kundër tij.

Messi është ai që ndryshon situatën dhe bën diferencën, gjithmonë jemi munduar t’i japim topin për të çekuilibruar kundërshtarin.

Messi është lojtari që ka më shumë rëndësi për futbollin. Është më se e qartë”, tha Xavi. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!