Gjatë ditës së sotme është prezantuar edhe trajneri i ri i Barcelonës, i cili zëvendëson kështu Roland Koeman të larguar.
Tekniku spanjoll Xavi Hernandez bëhet pjesë e Barcelonës pas 6 vitesh, jo si lojtar por si trajner. Do drejtojë Barçën në një moment krize në rezultate por edhe në gjendjen financiare.
Gjatë prezantimit të tij Xavi zbuloi edhe një mesazh të dërguar nga ish-shoku i tij tek katalanasit.
“Leo Messi me shkroi duke më uruar shumë fat. Është i pabesueshëm, por nuk është këtu si Eto’o ose Ronaldinho, ne duhet të mendojmë për të ardhmen, jo për lojtarët që më nuk janë te Barcelona”, tregoi Xavi.
Ndërkohë tekniku spanjoll tregoi edhe pak nga biseda me Joan Laporta, për transferimet e mundshme në merkaton e janarit.
“Jemi duke folur me presidentin Laporta për transferimet e janarit, sigurisht. Të shohim si Ansu Fati do shërohet, unë dua të luajë me sulmues të krahut të hapur, kemi disa lojtarë që luajnë në sisteme të ndryshme”, përfundoi Xavi. /f.a/abcnews.al