Trajneri i Barcelonës, Xavi, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Bilbaos. Ka pasur shumë tema diskutimi, në veçanti polemikat pas arbitrimit në ndeshjen e fituar nga Real Madrid ndaj Almeiras.
Fillimisht ai shpërtheu për ngjarjet në “Bernabeu”, por më pas në këtë konferencë për shtyp u mundua t’i shuajë ato.
“Unë çfarë kisha, i thashë të dielën, nuk dua të nxis polemika të tjera. Më pëlqen futbolli, dua të flas vetëm për futbollin. A më pëlqen ndershmëria e gjyqtarëve? Po, por ata marrin shumë presion nga të tjerët dhe kjo gjë nuk më pëlqen. Debati ishte për ndeshjen Real Madrid-Almeria, jo me mua. Unë thjesht dhashë mendimin tim.
Unë e kam respektuar gjithnjë Realin, por nëse kam bërë diçka të gabuar, kërkoj falje. Nuk jam për luftë, por për paqe”, është shprehur Xavi ndër të tjera./h.ll/abcnews.al