“Xavi të thotë ç’të dojë”, Ancelotti: Penalltia ndaj Vazquez ishte

schedule13:17 - 22 Prill, 2024

schedule 13:17 - 22 Prill, 2024

Carlo Ancelotti, trajner i Realit, u pyet në konferencën për shtypin pas “El Clasicos” për momentin e dyshimtë kur, pas një lëvizjeje të Yamal Lunin, e largoi topin ndoshta pasi e kishte kaluar vijën fatale. Pikërisht për këtë episod qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte shumë i ashpër:

“Nuk dua të jap mendimin tim për atë që mendon Xavi. Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe e luajtur mirë, në një nivel të lartë. Besoj se nuk ishte gol, sepse nuk ka një imazh të qartë. Dhe penalltia (e fituar nga Lucas Vasquez) mendoj se është e qartë”, theksoi trajneri italian.
Skuadra “merengues” u gjend dy herë në disavantazh ndaj Barcelonës, por në fund triumfoi falë golit të Bellingham, siç kishte bërë në fazën e parë.

“Kishte kaluar shumë kohë pa shënuar, kështu që është një gol shumë i rëndësishëm. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, tha më tej Ancelotti./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!