Xavi Hernandez është bërë personazhi kryesor dhe më i përfolur në media ditët e fundit.
Pas prezantimit si trajner i Barcelonës, Xavi tani ka vazhduar punën për të përgatitur skuadrën për ndeshjet e rradhës.
Gjatë prezantimit të tij ditën e djeshme Xavi ka prekur shumë tema që e lidhnin me të gjatë kësaj periudhe.
Ai konfirmoi se për Barcelonën ka refuzuar një kombëtare, sepse katalanasit ishin ëndrra e tij për t’i drejtuar.
Është e vërtetë që kam folur me Brazilin. Ideja ishte ta ndihmoja Titen dhe pastaj ta merrja në dorë ekipin vetë pas Botërorit. Por ëndrra ime ishte të vija në Barcelonë. Ndihem i gatshëm dhe plot vetëbesim. Ndiej se ky është çasti”, deklaroi Xavi. /f.a/abcnews.al