Xavi: Një nga ndeshjet më të mira si trajner. Aubameyang? Dhuratë e rënë nga qielli

schedule10:26 - 14 Mars, 2022

schedule 10:26 - 14 Mars, 2022

Barcelona mposhti thellë Osasunën në La Liga, një fitore 4-0 që i jep katalanasve edhe vendin e 3-të në kampionat, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Autorë të golave në “Camp Nou” ishin Ferran Torres (2x), Aubameyang dhe Puig. Suksesi i katërt radhazi në kampionatin spanjoll për ekipin e Xavit, që po kalon një formë shumë të mirë.

pas kësaj ndeshjeje, Xavi  Hernandez ishte shumë i lumtur, ndërsa theksoi se kjo ishte  një nga ndeshjet më të mira të tij si trajner.

Gjithashtu tekniku spanjoll foli edhe për “El Clasico” që takimin e radhës do e luajë në Madrid kundër Realit kryesues. Diferenca mes dy ekipeve është 12 pikë.

“Sot luajtëm një nga ndeshjet më të mira që kur kam qenë këtu si trajner. Kjo na jep moral dhe besim. Vetëm Sevilla kishte humbur pikë në këtë javë. Ekipet që po luftojnë për kualifikimin në Champions League në kishin vënë nën presion, ndaj ishte shumë e rëndësishme të fitonim.

Titulli? Të fitosh La Liga-n është shumë e vështirë, njësoj e vështirë do të mbetej edhe nëse fitojmë ndeshjen e radhës në ‘Santiago Bernabeu’. Reali duhet të humbasë 3-4 ndeshje, ndërkohë që ka humbur vetëm dy deri në këtë fazë të kampionatit.

Nuk mund të jemi kaq optimistë, e dimë se është shumë e ndërlikuar”, deklaroi trajneri i Barcelonës, i cili nuk e kurseu një koment për Pierre-Emerick Aubameyang.

“Ai ka qenë një dhuratë që ra nga qielli”, u shpreh trajneri në lidhje me sulmuesin afrikan që erdhi te Barcelona në merkaton e janarit, i cili deri tani ka shënuar gjashtë gola deri tani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!