Barcelona pritet të pësojë ndryshime në janar. Trajneri Xavi po ideon skuadrën e tij në vazhdim dhe për momentin dy lojtarë të ekipit aktual nuk janë në planet e tij.
Njëri është braziliani Philippe Coutinho, i cili edhe në verë u tentua nga Barcelona që të shitej ose edhe të largohej me parametra zero dhe klubi të lirohej nga paga e tij.
Një tjetër lojtarë që Xavi nuk e llogarit është sulmuesi Luuk De Jong. Holandezi u mor në momentet e fundit nga Koeman te Sevilla.
Gjithsesi situata e tij nuk është e mirë dhe tani Barcelona do të donte ta sistemonte diku, qoftë edhe ta kthente në skuadrën nga Andaluzia që po lufton për titullin kampion. / abcnews.al