Xavi me “dhimbje koke”, Dest humbet “El Clasicon”, rrezikon edhe Eintracht Frankfurt

schedule19:20 - 18 Mars, 2022

schedule 19:20 - 18 Mars, 2022

Xavi Hernandez ka marrë një lajm të keq sa i takon lojtarëve. Sergino Dest u dëmtua në përballjen me Galatasarayn mbrëmjen e djeshme, duke u detyruar të linte fushën e lojës i dëmtuar.

Mbrojtësi mori një dëmtim që vjen në momentin më të mirë të paraqitjes së tij, ndërsa lëndimi i tij duket serioz, me Dest që humbet kështu “El Clasicon” ndaj Real Madrid.

Klubi zbulon se mbrojtësi ka pëson një dëmtim në kofshën e majtë, teksa pas kthimit në Barcelona Dest iu nënshtrua testeve mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Në deklaratën e klubit nuk është specifikuar koha e rikuperimit dhe sa kohë lojtarit do t’i duhet të kthehet me skuadrën.  Sipas dëmtimin minimumi që Dest do të mungojë është 2-3 javë.

Një mungesë kjo për Xavin i cili me shumë mundësi mbrojtësin nuk do ta ketë gati as për përballje  në Europa League kundër Eintracht Frankfurt më 7 prill, që do të luhet edhe çerekfinalja, me Barçën që mision ka kualifikimin në gjysmëfinale. Nëse nuk rikuperohet në kohë dhe pa mundësinë e përdorimit të brazilianit, trajneri mund të përodrë Araujo, siç bëri në Turqi, ose Oscar Mingueza. /f.a/abcnews.al