Xavi komenton çështjen “Negreira”: Unë e di që kemi fituar ndershmërisht

schedule12:15 - 19 Mars, 2023

schedule 12:15 - 19 Mars, 2023

Në konferencën për shtyp në kuadër të “El Clasico”-s së mbrëmjes së sotme ndaj Real Madrid, tekniku Xavi nuk la pa përmendur as skandalin e çështjes “Negreira” që ka kapluar klubin “katalanas”.

“Nuk më shqetëson. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Unë e di që kemi fituar ndershmërisht. Nuk jam ndjerë kurrë, se kemi fituar për shkak të arbitrave. Nëse është kështu, unë do të shkoja në shtëpi. Ashtu siç nuk dua që ata të më dëmtojnë, nuk dua që ata as të më ndihmojnë”,- tha në fjalët, trajneri i Barcelonës.

Tekniku Xavi konfirmoi gjithashtu dhe një mungesë të rëndësishme në përballjen e sotme, teksa në mesfushë do të mungojë një “aset” i vyer si Pedri, i cili që prej një muaji është jashtë fushave të blerta, pas dëmtimit muskulor që “fitoi” gjatë përballjes së parë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, ndaj Manchester United. /i.m /abcnews.al