“Katalanasit” e Barcelona-s vuajtën jo pak përballë Almerias së vendit të fundit, por në fund arritën të fitonin me rezultatin e ngushtë 3-2, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat, pa dy ndeshjeve pa fitore, ndaj skuadrave Girona e Valencia.
Pas ndeshjes tepër i revoltuar, pavarësisht fitores u duk të ishte, tekniku Xavi, me spanjollin, i cili u shpreh se pavarësisht krahasime të shumta, nuk kanë pikën e lidhjes me brezin e artë të 2010-ës dhe se duhet të luajnë me shpirt në fushën e blertë.
“Pjesa e parë ishte e papranueshme. Ose vrapojmë si kafshë ose nuk arrijmë dot te topi. Ne nuk jemi Barcelona e 2010-s, ama vitin e kaluar ishim agresivë. Duhet të zgjohemi: nëse loja mungon, ne duhet të vendosim shpirtin tonë në fushë.
Skuadrës sime i mungoi shpirti i duhur, lojtarët po e ndjejnë shumë presionin. Duhet të jem më kërkues ndaj tyre, por edhe duhet t’i mbroj”,- u shpreh “strategu” i pankinës së “Blaugranave” të Barcelona-s. /i.m /abcnews.al