Xavi i “premton” 15-vjeçarit vendin e titullarit: Yamal është një talent për t’u “shijuar”

schedule21:58 - 1 Maj, 2023

schedule 21:58 - 1 Maj, 2023

Në ndeshjen e fundit ndaj Real Betis, për tekniku Xavi vendosi t’i jepte debutimin e tij me fanellën e Barcelona-s, 15-vjeçarit, Lamine Yamal, duke e bërë spanjollin lojtarin më të ri që ka zbritur ndonjëhet në fushë për “gjigandët” iberikë.

Ditën e sotme për debutimin e të riut foli dhe trajneri i “katalanasve”, teksa në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Osasuna, tha se Yamal është një talent për t’u “shijuar” dhe mesa duket spanjolli mund të debutojë si titullar në sfidën e nesërme.

“Kam ndjenjën se rinovimi i tij është nën kontroll. Ai dëshiron të vazhdojë këtu, dëshira e tij është të triumfojë te Barça. Një talent për t’u shijuar, duke pasur parasysh moshën e tij shumë të re.

Ai është një djalë i qetë, inteligjent me këmbë në tokë. Nuk do të kemi asnjë problem ta menaxhojmë. Me sa shoh unë, ai ka cilësitë për të luajtur në ekipin e parë”,- tha tekniku Xavi për talentin “katalanas”. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!