Xavi po mendon për sezonin e ardhshëm dhe ka shënjestruar një mesfushor me eksperiencë dhe profesionist.
Siaps raportimeve të “AS”, tekniku i Barcelonës, Xavi, dëshiron me çdo kusht që të sjellë në shtëpi mesfushorin gjerman me origjinë turke, Ilkay Gundogan.
Për ta bindur që të largohet nga kampionati anglez, thuhet se Xavi e ka telefonuar lojtarin e Manchester City.
Gjithsesi, Barcelona duhet të bëjë disa rritje në arkën e tyre pasi në të kundërt, nuk do të mundet të bëjë asnjë transferim sezonin e ardhshëm./ h.ll/abcnews.al