Në një konferencë për shtyp në kuadër të përballjes së kësaj jave ndaj Elches, tekniku i Barcelonas, Xavi foli dhe për anësorin e sulmit Ansu Fati, ku në fokus padyshim u vu mosaktivizimi i shumtë i lojtarit me “katalanasit”, si dhe e ardhmja e tij me fanellën “blaugrana”.
“Ai është i qetë dhe i përqendruar. Unë jam i interesuar vetëm për të, as për babain e tij dhe as për rrethin e tij. Edhe unë kam përjetuar situata të ngjashme, ai po vuan për djalin e tij dhe ai unë e kuptoj.
E shoh duke u stërvitur dhe e shoh shumë mirë. Kam besim total, tek Ansu. Kam folur shumë me të dhe e kam takuar shumë herë si shumë lojtarë të tjerë. Jam i pari që dua, që ai të jetë i suksesshëm”,- u shpreh tekniku Xavi. /i.m /abcnews.al