WWF ngre alarmin: Në Mesdhe rrezikohet të zhduken 50% e specieve

schedule13:49 - 14 Mars, 2018

schedule 13:49 - 14 Mars, 2018

Pothuajse gjysma e specieve në Mesdhe, rrezikon të zhduket, si pasojë e ngrohjes globale. Fondi Botëror për mbrojtjen e jetës së egër ka dhënë alarmin, duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme.

Nëse në botë nuk do të reduktohen emetimet e dioksidit të karbonit, mesdheu rrezikon të humbasë deri në fund të këtij shekulli, 50 për qind të specieve që e popullojnë. Alarmi vjen nga një studim i kryer nga fondi botëror për mbrojtjen e jetës së egër në bashkëpunim me universitetin britanik të Anglisë lindore dhe atë Australian të Xhejms Kuk. Raporti ka analizuar situatën në Mesdhe në kuadër të një kërkimi për pasojat e ngrohjes klimaterike mbi 80 mijë specie në 35 zona të planetit

Rezultatet e studimit janë alarmuese. Një rritje prej 2 gradësh së temperaturës globale, maksimumi i lejuar nga marrëveshja e Parisit për klimën, në mesdhe do të rrezikonte rreth 30 për qind të pjesës më të madh etë grupeve të secieve të analizuara. Pa një shkurtim të emetimeve të gazit serë, me termometrin që do të ngrihej dhe 4.5 gradë, do të zhdukej gjysma e biodiversitetit. Speciet më të rrezikuara janë breshkat e ujit.

Në raport theksohet se duhen politika për shkurtimin e emetimeve të dioksidit të karbonit për të ndalur ndryshimet klimaterike. Raporti publikohet dhjetë ditë para Orës së Tokës. Në mënyrë të vecantë shoqata ambientaliste kërkon që të merren masa të menjëhershme për mbylljen e centraleve të qymyrit Brenda vitit 2025 dhe të hartohet një plan klime dhe energjie afatgjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!