Wuhan i kthehet normalitetit, ekonomia në rritje

schedule08:19 - 9 Prill, 2021

schedule 08:19 - 9 Prill, 2021

Jeta në Wuhan, i është rikthyer normalitetit.

Në brigjet e lumit Yangtze, njerëzit janë rikthyer duke ngritur balona, rrugët dhe stacionet e autobusëve janë tashmë të mbushura, dhe niveli i gjallërisë është rritur ndjeshëm.

Ka kaluar saktësisht një vit, që kur me 8 Prill të 2020-ës u njoftua mbyllja drastike e vendit, që blindoi metropolin me 11 milion banorë për më shumë se tre muaj, në mënyrë që të reduktohej përhapja e virusit.

Në autostradat e Wuhan tashmë nuk qarkullojnë më kamionë me materiale shëndetësore, por perime të freskëta dhe mallra të ndryshëm. Aeroporti i Wuhan, Tianhe, ka rihapur 13 linja ajrore kombëtare, me një nivel angazhimi të fuqisë punonjëse që shkon deri në 90%, në krahasim me situatën para pandemisë.

Sipas specialistëve të ekonomisë, importet dhe eksportet në Wuhan janë rritur me 8.8%. Në qytet kanë mbetur ende te detyrueshme masat parandaluese të përhapjes së covid, siç janë: mbajtja e maskës, matja e temperaturës trupore dhe respektimi i distancës fizike. Por, tashmë shtimi i qendrave spitalore të emergjencës ka mbetur veçse një kujtim.

Mes forcave shëndetësore të emergjencës, të mbërritur në Wuhan në kulm të pandemisë, për të ndihmuar në provincën e Hubeit, spikat historia e Xu Qiuying dhe Peng Yu. Cifti, në fillim të panjohur për njëri tjetrin, pas një lufte intensive 53 ditore në spitalet e Hubeit, sot, pas një viti frekuentimi, kanë celebruar në altar bashkimin e tyre emocionues si burrë e grua./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!