WSJ: SHBA paralajmëroi Iranin në fshehtësi përpara sulmit terrorist të ISIS

schedule09:25 - 26 Janar, 2024

schedule 09:25 - 26 Janar, 2024

Administrata Biden e kishte paralajmëruar fshehurazi Iranin se ISIS po planifikonte një sulm terrorist brenda territorit të tij përpara sulmit vdekjeprurës të 3 janarit në qytetin Kerman ndaj një turme të mbledhur për të shënuar përvjetorin e vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, sipas një zyrtari amerikan.

Paralajmërimi bazohej në inteligjencën amerikane për planet e ISIS, i cili mori përgjegjësinë një ditë pas sulmeve.

Mesazhi paralajmërues i Uashingtonit për Teheranin, i zbuluar fillimisht nga Wall Street Journal është i dukshëm jo vetëm sepse Irani nuk është partner apo aleat i SHBA-së, por edhe sepse zyrtarët amerikanë thonë se Irani qëndron pas një rritjeje të fundit të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Teherani kundër personelit amerikan në Lindjen e Mesme.

“Para sulmit terrorist të ISIS të 3 janarit 2024 në Kerman, Iran, qeveria amerikane i dha Iranit një paralajmërim në fshehtësi se një kërcënim terrorist ekzistonte brenda kufijve iranianë”, tha zyrtari.

Qeveria e Iranit dështoi në parandalimin e sulmit terrorist të ISIS, më vdekjeprurës që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!