WSJ: Militantët e Hamasit kishin harta të detajuara të objektivave të tyre në Izrael

schedule09:22 - 13 Tetor, 2023

schedule 09:22 - 13 Tetor, 2023

Personat e armatosur të Hamasit, të cilët pushtuan Izraelin jugor të shtunën e kaluar nga Gaza, kishin harta të detajuara të komuniteteve dhe bazave ushtarake që sulmuan, sipas një raporti të Wall Street Journal.

Sipas gazetës amerikane, këto harta si dhe plane operacionale në gjuhën arabe u gjetën nga civilë dhe ushtarë izraelitë në vendet e sulmeve si dhe në trupat e anëtarëve të Brigadave al-Qassam, një krah i armatosur i Hamasit.

Këto harta dhe dokumente përmbanin informacion jetik, duke përfshirë pikat e dobëta të armaturës izraelite,  dëshmi të mëtejshme të planifikimit të kujdesshëm të sulmit të befasishëm të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

Siç tha për WSJ oficeri i kundërzbulimit ushtarak izraelit, Michael Milstein, niveli i planifikimit tejkaloi të gjitha sulmet e mëparshme të Hamasit. Raporti prej 14 faqesh përmbante një strategji gjithëpërfshirëse për infiltrimin në vendbanimin izraelit të Mafalsim në periferi të Gazës, ishte etiketuar “tepër sekret”.

Në të ofrohej informacion kompleks mbi operacionin, me planin e veprimit që kishte kërkuar dy ekipe prej pesë anëtarësh të luftëtarëve të Hamasit me një komandant secili dhe detaje të sakta të ditës dhe orës së zgjedhur.

Përveç kësaj, dokumenti përfshinte harta dhe fotografi ajrore të vendbanimit të synuar.

Gjithashtu dokumenti i referohej planit operacional të Hamasit, duke zbuluar se anëtarët e Brigadave al-Qassam që kishin për detyrë të shkelnin gardhin e sigurisë, ndërsa të tjerët përdorën zjarr artilerie për të larguar vëmendjen.

Veçanërisht, dokumentet përfshinin paralajmërime të sakta për personat e armatosur të Hamasit në lidhje me afërsinë e forcave izraelite, të cilat mund të arrinin në vendbanim brenda 3 deri në 5 minuta.

Një ish-zyrtar izraelit i sigurisë, duke komentuar raportin e Hamasit, vuri në dukje mbledhjen sistematike të informacionit nga anëtarët e tij, përdorimin e burimeve njerëzore dhe mbështetjen në burimet e hapura të informacionit, duke përfshirë informacionin e mbledhur përmes sulmeve kibernetike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!