WSJ: Inteligjenca franceze hakoi telefonin e Durov, Macron i kërkoi të zhvendoste selinë e Telegram në Paris

schedule14:22 - 28 Gusht, 2024

schedule 14:22 - 28 Gusht, 2024

Në vitin 2017, shërbimet franceze të inteligjencës hakuan iPhone-in e themeluesit të rrjetit social Telegram, Pavel Durov, raporton Ëall Street Journal, duke cituar burime anonime.

Emri i koduar i këtij operacioni ishte “Purple Music”, dhe francezët u ndihmuan në kryerjen e kësaj detyre nga oficerë të inteligjencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ëall Street Journal shtoi se zyrtarët francezë të inteligjencës besonin se terroristët e Shtetit Islamik po përdornin Telegramin për të rekrutuar militantë dhe për të planifikuar sulme.

Sipas një burimi pranë themeluesit të këtij aplikacioni, administrata e Telegram ka vite që injoron fletëthirrjet dhe urdhrat e lëshuara nga organet ligjzbatuese.

Burimet thonë gjithashtu se në vitin 2018, presidenti francez Emmanuel Macron e ftoi Pavel Durov dhe i sugjeroi që të zhvendoste selinë e Telegram në Paris.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!