WSJ: Balona spiune kineze, e cila u rrëzua në SHBA, kishte teknologji amerikane!

schedule09:10 - 29 Qershor, 2023

schedule 09:10 - 29 Qershor, 2023

SHBA ka publikuar informacione të reja në lidhje me sensorët e balonës spiune kineze, e cila u rrëzua shkurtin e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

Siç raporton Wall Street Journal duke cituar rezultatet paraprake të analizës së mbetjeve të balonave nga shërbimet e mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane, balona kineze me siguri po spiunonte SHBA-në duke përdorur teknologjinë e disponueshme nga prodhuesit amerikanë.

E njëjta analizë tregoi se balona kishte edhe sensorë dhe pajisje speciale kineze për të bërë foto, video dhe informacione të tjera me qëllim dërgimin e tyre në Kinë. Gjetjet duket se mbështesin dyshimin e Uashingtonit se balona po përdorej për qëllime spiunazhi mbi SHBA.

Por sipas WSJ, hetimet e deritanishme tregojnë se balona nuk dërgoi të dhëna në Kinë në tetë ditët kur fluturoi mbi Alaskë, Kanada dhe SHBA derisa u rrëzua mbi Atlantik në brigjet e tyre lindore në shkurt.

Autoritetet amerikane ende nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht gjetjet, raporton gazeta. Menjëherë pasi balona u shfaq në hapësirën ajrore të SHBA-së, Pekini pranoi se balona  ishte kineze.

Megjithatë, ai pohoi se ishte një balonë meteorologjike, e cila kishte devijuar nga kursi i planifikuar.

“Pala kineze shprehu keqardhje për ndërhyrjen e paqëllimshme ttë balonës në hapësirën ajrore të SHBA-së”, tha ajo në një deklaratë në atë kohë.

Thriller-i me balonën ka shtuar një pikë tjetër fërkimi në marrëdhëniet tashmë të tensionuara kino-amerikane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!