Organizata e ndihmës World Central Kitchen (WCK) njoftoi të dielën se do të rifillojë operacionet e saj në Rripin e Gazës. Ky vendim vjen vetëm katër javë pas vdekjes së shtatë anëtarëve të stafit të saj gjatë një bombardimi ajror nga ushtria izraelite.
OJQ-ja shpjegoi në një deklaratë se ishte “e detyruar të merrte një vendim”: ose të ndalonte shpërndarjen e vakteve “në mes të një prej krizave më të këqija të urisë të regjistruara ndonjëherë”, ose të vazhdonte “të shpërndante ushqime duke ditur se punonjësit e saj po frikësohen dhe vriten.”
WCK is resuming efforts in Gaza, working with our team of Palestinians to feed as many people as possible. Our team is finalizing construction on a new field kitchen in central Gaza named after Damian, one of our fallen heroes. Read more: https://t.co/Tdns2vCovU #ChefsForGaza pic.twitter.com/6VpFlfCLTh
— World Central Kitchen (@WCKitchen) April 28, 2024
Shtatë punëtorë të WCK u vranë në një sulm ajror të 1 prillit që goditi tre automjetet në të cilat ndodheshin. Ata ishin nisur nga një depo e organizatës në Deir al-Bala, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Sulmi me 7 të vrarë nga World Central Kitchen solli reagime të forta ndërkombëtare. Ushtria izraelite tha se bombardimi i automjeteve të tyre, të cilat mbanin shenjat e organizatës, ishte një “gabim serioz”.
/abcnews.al