Women’s Euro 2025/ Kombëtarja e femrave mundet thellë nga Norvegjia

schedule18:36 - 25 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 25 Tetor, 2024

Shqipëria e vajzave zhvilloi ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.

Vajzat kuqezi u mposhtën në këtë takim me rezultatin 0-5. Trajneri Grima hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Viona Rexhepi (Gak), Endrina Elezaj, Kristina Hoxhaj, Alma Hilaj, Arbenita Curraj Fortesa Berisha, Armera Tukaj, Gresa Berisha, Ezmiralda Franja, Megi Doci, Kristina Maksuti.

Maanum kalon në avantazh norvegjezet në minutën e 9-të, ndërsa Bergsvand dyfishon shifrat për Norvegjinë në minutën e 27-të. Kuqezezat provojnë mundësitë e tyre, por mikeshat janë më dominuese dhe bllokojnë rastet. Në minutën e 44-t, Bergsvand realizon edhe golin e tretë për Norvegjinë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 0-3 për kundërshtaret.

Fraksioni i dytë nis i barabartë për të dyja skuadrat. Norvegjia shënoi golin e katërt në minutën e 62-të me Ada Hegerberg. Kombëtarja e vajzave kreu dy zëvendësimet e para në të 66-ën. Nga loja dolën Kristina Maksuti e Gres Berisha dhe u aktivizuan Florentina Kuqi e Xhesika Ndoj.

Skuadra e Norvegjisë gjeti dhe golin e pestë në minutën e 74-t falë një autogoli nga Kristina Hoxhaj. Shqipëria pati një mundësi të artë shënimi me Fortesa Berishën, por goditja e sulmueses kuqezi përfundoi jashtë. Trajneri Grima kreu dy zëvendësime të tjera në minutën e 90-të. Viona Rexhepi dhe Fortesa Berisha lënë fushën dhe në vend të tyre hyjnë Rajmonda Spahiu dhe Djellza Istrefaj. Në fund ndeshja në “Loro Boriçi” u mbyll 5-0 për Norvegjinë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kundër Norvegjisë të hënën, në stadiumin e Oslos në ora 19:00. Ky takim është i vlefshëm për raundin e parë të play-off-it për Euro ‘Zvicër 2025’. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!