Winful Cobbinah largohet pas dy vitesh nga Tirana. Mesfushori me tipare sulmuese, kampion me bardheblutë sezonin e shkuar, ka nënshkruar në Egjipt ditën e sotme.
Cobbinah do të jetë pjesë e Ceramica Cleopatra, klub i ngjitur në elitë sezonin e shkuar. Tirana përfiton në aspektin financiar nga kjo lëvizje, pasi ganezi ishte nën kontratë.
Në media është raportuar për një shifër që shkon në 150 mijë euro. Cobbunah ishte pjesë e rëndësishme e formacionit të Tiranës dhe në janar drejtuesit bardheblu do të duhet të kërkojnë për një zëvendësues. /abcnews.al